7 June 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Aurora Susurit Gunga kundër Gazetës Blic dhe portalit të revistës Kosovarja

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 maj 2017, shqyrtoi ankesën e Aurora Susurit Gunga kundër Gazetës Blic dhe portalit të revistës Kosovarja lidhur me artikullin “Ja sa janë rritur fëmijët e Susurit”, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet se shkrimi dhe fotografitë e fëmijëve të saj janë publikuar pa lejen, dijeninë dhe miratimin e prindit.

Gjithashtu, në ankesë thuhet se foto e fëmijëve të Aurora Susurit është marrë pa lejen e saj nga faqja personale e saj në Facebook – cover photo, fotografi e kufizuar të dal në opinion të gjerë, pra që mund ta shohin vetëm miqtë e saj në facebook.

Bordi i KMShK-së gjeti se në rastin konkret është shkelur Kreu VI(mbrojtja e fëmijëve), pika 1, ku thuhet “gazetarët nuk do të duhej të intervistojnë apo të fotografojnë fëmijë nën moshën 18 vjeçare rreth çështjeve të cilat bëjnë fjalë për familjen e tyre, pa pëlqimin e prindit apo të ndonjë të rrituri i cili është përgjegjës për fëmijën”, dhe Kreu VII, pika 1 (privatësia), ku thuhet “gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve do t’u shmangen ndërhyrjeve dhe kërkimeve në jetën private të një individi, përveç në rastet kur ndërhyrjet apo kërkimet e tilla janë të nevojshme për arsye të interesit publik”.

KMShK me këtë rast kërkoi nga mediat që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e Kodit të Mediave të Shkruara me theks të posaçëm gjatë publikimit të fotografive të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa lejen e prindit.

Të gjithë anëtarët e pranishëm votuan që ankesa të  miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës