1 July 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Arsim Halilit kundër Gazetës Express

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 qershor 2016, shqyrtoi ankesën e Arsim Halilit kundër Gazetës Express lidhur me artikullin “Skandaloze: Ja çfarë gjuhe të ndytë përdor redaktori i RTK-së për komunitetin LGBTI”, botuar më 17 maj 2016, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

Ankuesi thekson se Gazeta Express ka bërë një shkrim denigrues kundër tij dhe se ka keqpërdorur një postim të tij nga profili privat në Facebook, të cilin e ka keqinterpretuar dhe shtrembëruar.

KMShK, pasi ishte njoftuar me kohë me përmbajtjen e postimit të ankuesit në Facebook, përsërit edhe njëherë se sipas standardeve të njohura të komunikimit publik, postimet në Facebook nuk kanë status të privatësisë.

Gjithashtu, KMShK konstatoi se në postimin e ankuesit ka gjuhë të papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI.

Duke theksuar sërish se postimet në rrjetet sociale nuk mund të kenë karakter privat, KMShK përsërit se ata që shkelin normat morale, duhet ta dinë se edhe rrjetet sociale gëzojnë statusin e burimit legjitim.

Të gjithë anëtarët e pranishëm të Bordit (15), votuan që kjo ankesë të mosmiratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës