21 April 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Arbër Peci kundër gazetësFjala

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Arbër Pecit kundër gazetësFjala lidhur me artikullin “Dallaverte me “kullën” e Agim Bahtirit”, botuar më 17 janar 2017, dhe nxorri këtë

V E N D I M

Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se artikulli e ka dëmtuar biznesin familjar të ankuesit dhe se artikulli është shkruar pa e marrë në konsideratë intervistën e babait të ankuesit, Xhylazim Pecit.

Në përgjigjen e saj, gazetaFjala thotë se autori i artikullit ka qenë personalisht në zyrën e Xhylazim Pecit, në kuvendin komunal të Mitroviës për ta kërkuar prononcimin e tij por kjo nuk i është mundësuar.

Gjitahstu, autori i artikullit ka qenë edhe në fashtin Boletin ku gjendet restoranti i ankuesit dhe në lagjen e boshnjakëve ku banon z.Peci, por i është thënë se z. Peci nuk ka telefon e as adresë elektronike.

GazetaFjala i është referuar dokumenteve zyrtare ku përmendet emri i Xhylazim Pecit si një keqpërdorues i mundshëm i ndihmës për renovimin e shtëpisë. GazetaFjala përvec që ka botuar reagimin e ankuesit ka kërkuar që të intervistojë z.Pecin lidhur me rastin.

GazetaFjala e ka dërguar në KMShK se ka botuar reagimin e Xhylazim Pecit me çka ka përmbushur detyrimin nga Kodit i Mediave të Shkruara.

Nga dokumentet shihet se Xhylazim Peci ka marrë 5,088.50 euro në emër të kompenzimit të dëmit të shtëpisë si rast social edhe pse ai nuk ishte i tillë.

Gazeta ka marrë edhe pronocimin e Agjencisë Anti-Korrupsion, dhe ka botuar gjetjet e kësaj agjencie për këtë rast.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës