7 April 2015

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së 12 redaktorëve të RTK-së kundër portalit Indeksonline

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 30 mars 2015, pasi shqyrtoi ankesën e 12 redaktorëve të RTK-së kundër portalit Indeksonline lidhur me shkrimin me titull “Kush janë 12 redaktorët e RTK-së që po protestojnë?” botuar më 4 mars 2015, nxori këtë:
O P I N I O N
– Ankesa miratohet
A R S Y E T I M I
KMShK, pasi shqyrtoi ankesën dhe përgjigjen e portalit Indeksonline, vendosi se ankesa miratohet. Ankesa është e bazuar lidhur me Kreun IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës (E drejta për t’u përgjigjur). Edhe vetë portali Indeksonline në përgjigjen e tij konstaton se mund të ketë pasur lëshime në këtë shkrim pasi që nënshkruesit e ankesës paraprakisht nuk ishin kontaktuar që të paraqitnin pikëpamjet dhe kundërfaktet e tyre. Portali Indeksonline ka lënë mundësinë që reagimet e mundshme nëse ato arrijnë t’i botojë në të ardhmen.
Gjendja faktike e vërtetuar nga përmbajtja e ankesës por edhe përgjigja e portalit Indeksonline tregon se portali Indeskonline me rastin e publikimit të shkrimit ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës në Kreun IV (e drejta për t’u përgjigjur) si obligim i përcaktuar me Kodin tonë etik.
Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.