17 November 2017

Shkolla e Etikës së Gazetarisë

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës edhe këtë vit organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentët e vitit të parë të gazetarisë dhe për gazetarë të ri.

Shkolla do të organizohet në dy module.

Modulin e Parë do të ligjërojnë gazetarë të shquar dhe ekspertë nga fusha e mediave.

Ky modul do të mbahet më 29, 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2017, në Sallën Orion në Prishtinë (përballë Kinemasë ABC).

Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e kësaj shkolle, na shkruani në e-mail adresën presscouncil.kosovo@gmail.com.

Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2017.

 Për informata shtesë mund të lajmëroheni në nr. e telefonit 049 344 628