15 March 2017

Çmimi i BE-së

Thirrje për pjesëmarrje në konkursin për Ҫmimin e BE-së për gazetarinë hulumtuese

Kosovë 2017

 

Konteksti

Ҫmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese ka për qëllim promovimin e të arriturave të larta të gazetarëve hulumtues si dhe përmirësimin e vizibilitetit të cilësisë së gazetarisë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi.

Ky çmim është themeluar nga Drejtoria Gjenerale për Zgjerim e Komisionit Europian, duke ndjekur strategjinë për Zgjerim të BE-së, e cila parasheh nevojë të fuqishme për të siguruar lirinë e shprehjes në media, për mbështetje të gazetarisë hulumtuese në monitorimin e proceseve reformuese, si dhe për të ruajtur momentin historik drejt anëtarësimit në BE.

Ҫmimi për gazetarinë hulumtuese do të ndahet çdo vit në shtatë shtete për tre vite me radhë: në vitin 2015 (çmimi për punën dhe të arriturat në gazetarinë hulumtuese për vitin 2014), në vitin 2016 (për të arriturat në vitin 2015) dhe në vitin 2017 (për të arriturat në vitin 2016).

Fondi i çmimit për shtatë vendet përfituese për tri vite do të jetë 210,000 euro. Fondi i çmimit për çdo vit për secilin vend është 10,000 euro; 1-3 gazetarë do të shpërblehen në çdo vend, çdo vit; shpërblimi për secilin gazetar do të jetë ndërmjet 3000 dhe 5000 euro.

Ҫmimi menaxhohet nga partneriteti rajonal i organizatave të shoqërisë civile me koordinim të Institutit të Paqes në Ljubljanë, i cili është përzgjedhur nga Komisioni Europian ta kryejë këtë detyrë. Komisioni Europian do të mbikëqyrë dhe aprovojë secilin hap të rëndësishëm në procedurat e çmimit.

 

Thirrje për aplikim/nominim

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, si anëtar i partneritetit rajonal të orgaznizatave të shoqërisë civile i cili menaxhon Ҫmimin për gazetarinë hulumtuese shpall konkurs për çmimet për:

Storiet hulumtuese të botuara në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër.

Për çmimin e BE-së mund të nominohen storiet e botuara apo transmetuara në çdo lloj të medias në Kosovë: në media të shkruara, radio, televizion, media online apo të kombinuara.

Një gazetar apo grup gazetarësh mund të nominohen për çmimin. Konkursi ëshë i hapur për gazetarët profesional të cilët kanë çfarëdo pune apo angazhimi në media  (psh. të punësuar me orar të plotë, punë me honorar/freelance, të vetëpunësuar, apo të ngjashme).

Për Ҫmimin për gazetarinë hulumtuese mund të nominohen storiet hulumtuese të botuara apo transmetuara në mediat në Kosovë (për publikun e Kosovës në gjuhët zyrtare, gjuhët e minoriteteve apo gjuhët ndërkombëtare).

Nominimet për storiet hulumtuese të botuara në media të Kosovës (për publikun e Kosovës në gjuhët që nuk janë zyrtare në Kosovë duhet t’u bashkëngjitet edhe përkthimi në gjuhën zyrtare të vendit.

Fondi i çmimit në Kosovë për vitin 2017, (për të arriturat në vitin 2016), është 10,000 euro.

Tri nominimet më të mira do të shpërblehen.

Shuma e shpërblimit është ndërmjet 3000 dhe 5000 euro. Çmimi për nënkategorinë ‘storia më e mirë hulumtuese nga gazetarët e rinj’ është 3000 euro.

Data e fundit për aplikim është: 5 prill 2017

Udhezime per dorezimin e aplikacioneve

Formulari A

Formulari B

Për më shumë informata, na shkruani në: euaward@presscouncil-ks.org