3 March 2007

QKUK

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës për ankesën e QKUK-së kundër “Infopress”

Bordi i QKUK-së i ka dërguar KMSHK-së një ankesë më 31.01.07 kundër gazetës “Infopress” lidhur me artikullin e botuar me titull: “Kush po përfiton nga servisimet e aparateve në QKU”.

Gazeta “Infopress” ka botuar në tërësi reagimin e QKUK-së me 02.02.07 në të cilin jepen shpjegime të hollësishme se si janë zgjedhur me tender publik disa firma të përmendura për servisimin e aparaturave në QKUK.
KMSHK konstaton se disa pasaktësi që janë dhënë në artikullin e “Infopressit” janë korrigjuar me anë të botimit të përgjigjes së plotë të Bordit të QKUK-së dhe se në këtë mënyrë lexuesi ka pasur mundësinë ta shohë të vërteten e plotë, mbështetur në kapitullin e IV-të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosove.

KMSHK konsideron se nuk ka bazë për ta ndëshkuar gazetën “Infopress”.