26 May 2016

Publikohet Doracaku i Rasteve Kryesore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për Gazetarë

Doracaku ofron një përmbledhje të rasteve kryesore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e të drejtës për qasje në dokumente publike, të drejtës së mbrojtjes së burimeve të gazetarëve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve.

Përmbledhja prej 27 rastesh synon të ndihmojë profesionistët e mediave, gjykatësit, prokurorët, policët dhe avokatët që të familjarizohen me standardet më të reja të GjEDNj-së.
Ato përfshijnë raste siç janë përgjimi i gazetarëve nga shërbimi i inteligjencës, kërkesat e kompanive të fuqishme për të zbuluar burimin që u ka rrjedhur informacionin të gabuar gazetarëve, kërkesën e një pale për t’i lëshuar sasi të madhe të dokumenteve publike, nxjerrjen e shënimeve tatimore dhe deri te konfiskimi i fotografive të një reviste që po mbulonte një garë ilegale veturash me zotimin se do t’i bënte fytyrat e protagonistëve të paidentifikueshme kur të dilnin në shtyp.

Përmbledhja është hartuar në kuadër të projektit “Media për të gjithë – Përforcimi i Vetërregullimit të Mediave, të Drejtës së Mediave dhe Lirisë së Mediave në Kosovë 2014-2016.”

Projekti zbatohet nga Fondacioni Thomson dhe është financuar nga Bashkimi Europian. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një ndër partnerët e projektit.

Përmbledhja mund të shkarkohet në linkun:

http://www.thomsonfoundation.org/assets/News_Features/2016/Other/ThomsonFoundation_collectionofcases.pdf