3 March 2007

Prof.ass.dr. Dalip Sh.Limani

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës për ankesën e Prof.ass.dr.Dalip Sh.Limani kundër gazetës “Express”
Prof.ass.dr.sc. Dalip Sh.Limani,i ka dorëzuar KMSHK-së një ankesë më 5.02.07 kundër gazetës “Express” lidhur me artikullin e botuar më 24.01.2007 me titull : “Marrja e zotit II” në të cilin thuhet se “Profesor Dalip Limani, shkronjë për shkronjë ka vjedhur kapitullin e librit të autorit kroat, Ivan Prpic.”

KMSHK ka shqyrtuar gjerësisht të gjitha materialet lidhur me këtë rast: ankesën e dr.Dalipit e cila i është dërguar gazetës “Express” dhe KMSHK-së si dhe Vendimin e grupit të eksperteve të UP-së të datës 19.02.2007 në të cilin, pos tjerash, thuhet se “Komisioni antiplagjiaturë i UP-së ka ardhur në përfundim se mbi 70 përqind të librit “Kirurgjia abdominale” është i vjedhur nga libri i autorit kroat “Hirurgia” të autorit Ivan Prpic”.

KMSHK nuk ka arsye të mos i besojë vendimit të Grupit të eksperteve të UP, aq më parë kur KMSHK nuk ka ekspertë të vet për të konstatuar plagjiaturën e tillë me
ndonjë nivel më të lartë shkencor.

Andaj KMSHK vendosi të mos e miratojë ankesën e Prof.ass.dr.sc.Dalip Limani.