9 November 2010

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj Sarah Maliqit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër gazetës “Express”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjet e
veta të rregullta, të mbajtura më 15 shtator dhe 01 nëntor
2010, duke vendosur lidhur me ankesën e Sarah Maliqit,nga
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, kundër gazetës
“Express” për botimin e artikullit “Raporti Intim” të datë
30 maj 2010, mori këtë

OPINION

– Pjesërisht miratohet ankesa

ARSYETIMI

Ankuesja ka paraqitur ankesë kundër gazetës “Express”
lidhur me një artikull të botuar më datë 30 maj 2010
me titull: “Raporti Intim”. Në ankesë thuhet se gazeta
“Express” ne ballinën e gazetës dhe në faqet 8 dhe 9 ka
botuar shkrimin i cili fyen rëndë standardet ndërkombëtare
të gazetarisë duke shkelur edhe dispozitat e Kodit të
Mediave të Shkruara të Kosovës, si dhe Kodit Civil, duke
bërë shpifje e fyerje dhe duke e cenuar të drejtën e
privatësisë të bashkëpunëtoreve të YIHR.

Bordi i KMSHK-së, pasi shqyrtoi në hollësi përmbajtjen
e ankesës, konstatoi se ankuesja Sarah Maliqi,nuk ka
shfrytëzuar të drejtën për tu përgjigjur nga Kodi i Mediave
të Shkruara, pra në mungese të dërgimit të reagimit, gazeta
nuk ka mundur të bëjë shkelje nga Kreu IV Kodit që i përket
të drejtës për tu përgjigjur e që ka të bëjë drejtpërdrejtë
për ankuesen Sarah Maliqi.

Bordi i KMSHK-së konstatoi se botimi i fotografisë së
përbashkët të Jeta Xharës dhe Z. Anderson, në mënyrën si
është paraqitur në gazetë, nuk paraqet shkelje fyerje.
Gjithashtu, fotografia është nxjerrë nga Facebook, pra një
rrjet social, çka nuk ishte e mundur të konstatohet si
shkelje e privatësisë.

Bordi i KMSHK-së gjithashtu konstatoi se gazeta “Express”
me artikullin e lartpërmendur për faktin se nuk i ka dhënë
mundësinë e prononcimit edhe z.Alex Anderson, i cili
apostrofohet në artikull, ka bërë shkelje të Kodit të
Mediave të Shkruara të Kosovës për sa i përket Kapitullit
4. Pika 3. për çka gazeta ka qenë e detyruar të përpiqet ti
dëgjojë dhe përfaqësojë të gjitha palët në kontest.

Nuk u miratua propozimi ankueses qe gazetës “Express” ti
shqiptohet një dënim me te holla, për faktin se në Statutin
e KMSHK-së nuk figuron më një dënim i tillë.

Bazuar në ato që u thanë më lartë u vendos si në dispozitiv
të këtij opinioni.