7 June 2016

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Tinka Kurtit kundër portalit të RTK-së dhe portalit Infopress

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 31 maj 2016, shqyrtoi ankesën e Tinka Kurtit kundër portalit të RTK-së dhe portalit Infopress në lidhje me artikullin “Tinka Kurti fshehu me muaj Dardan Moqlliqajn dhe Albin Kurtin”, botuar më 15.04.2016 dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Tinka Kurti në ankesën e saj thotë se ajo nuk ka asnjë lidhje me Dardan Molliqajn, dhe se asnjëherë nuk ka banuar në lagjen Ulpiana, siç thuhet në artikull, dhe se portali i RTK-së nuk ka pranuar të botojë reagimin e saj. RTK, thuhet në ankesë është mbështetur mbi një lajm të publikuar në Infopress për këtë temë, ndonëse ka qenë i detyruar të verifikojë të vërtetën duke kërkuar nga Tinka Kurti prononcim në lidhje me këtë çështje.

Pas shqyrtimit të gjithanshëm të kësaj ankese, KMShK gjeti se këto dy portale kanë shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, si vijon:

  1. Raportimi i së vërtetës (Kreu II, pika 1), i cili thotë: ”gjatë punës së tyre, gazetarët dhe redaktorët do të sigurojnë respekt për të vërtetën faktike dhe për të drejtën e publikut që të dijë të vërtetën”.
  2. E drejta për t’u përgjigjur (Kreu IV, pika 1 dhe 2), i cili thotë: “është obligim i gazetarëve, redaktorëve dhe i gazetave, portaleve e agjencive të lajmeve që të botojnë reagime dhe ose/demante kur mediat publikojnë informata të pasakta për një individ apo organizatë”, dhe “e drejta për t’u përgjigjur do t’u mundësohet personave përkatës nëse botimi në fjalë përcakton që duhet të ndërmerret një hap i tillë për qëllime të korrektësisë dhe paanshmërisë”.
  3. Privatësia (Kreu VII, pika 1), i cili thotë:“gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve do t’u shmangen ndërhyrjeve dhe kërkimeve në jetën private të një individi, përderisa ndërhyrje apo kërkime të tilla janë të nevojshme për arsye të interesit publik”.

Ankesa u miratua me 14 vota në favor të ankesës. Nuk kishte votë kundër e as abstenim.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës