13 February 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Devollët ua morën 20 milionë euro qytetarëve vetëm përmes homologimit”, botuar më 6 dhjetor 2016, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet se gazeta Kosova Sot shkruan se “Blerim dhe Shkëlqim Devolli po bëhen gati të marrin të drejtën e plaçkës në emër të këtij monopoli (homologim) edhe në Republikën e Shqipërisë përmes Eurolab-it, me të cilin nuk kemi lidhje”. Prandaj të akuzosh dikë se dëshiron të plaçkisë përmes një biznesi, paraqet shpifje thuhet në ankesë.

Pastaj gazeta shkruan se Devollët “pasurinë e kanë krijuar në mënyrë të paligjshme”, pa ndonjë fakt për ta mbështetur këtë. Gazeta nuk ka kërkuar fare prononcimin e ankuesit për çështjet që i shtron.

KMShK konstatoi se ky shkrim është një lajm e jo opinion. Në këtë rast janë përzier faktet dhe opinionet.

Gazeta ka qenë e detyruar në bazë të Kodit të mediave që të kërkojë prononcimin e subjektit të shkrimit ose të ndonjë organi përgjegjës i cili do të sqaronte, vërtetonte, apo mohonte çështjet si rreth pronësisë së firmave, ashtu edhe rreth çështjeve tjera kontestuese. Veçmas është dashur të sqarohet e vërteta rreth monopolit siç thuhet në artikull.

KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës), dhe Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur).

Për këtë opinion votuan 19 anëtarë të pranishëm në mbledhje. 1 anëtarë ishte kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës