8 December 2016

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Neptunit kundër GazetësBLIC

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 29 nëntor 2016, shqyrtoi ankesën e Kompanisë Neptun, me seli në Gjilan, kundër GazetësBLIC lidhur me artikullin “Ankohet qytetari: Ja se si më ka mashtruar Neptuni”, botuar më 3 nëntor 2016, dhe nxorri këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

Në ankesën e Kompanisë Neptun, ndër të tjera thuhet se Kompania nuk e ka mashtruar askënd. Komania në fjalë ka sqaruar në reagimin e saj se prishjet duhet të rregullohen brenda 45 ditëve, ndërsa qytetari ankues nuk ka pritur as 10 ditë për ta ngritur këtë kërkesë edhe në media. GazetaBLIC sipas ankesës është dashur të kërkojë prononcim edhe nga pala tjetër, pra përfaqësuesi i Neptunit.

Gjithashtu, Neptun nuk është i kënaqur as me botimin e përgjigjes së tij në BLIC ku thuhet se teksti nuk është botuar ashtu siç është dërguar në redaksi. Në ankesë thuhet se është shkelur edhe Kreu IV, (E drejta për t’u përgjigjur), pika 2 ku thuhet “e drejta për t’u përgjigjur do t’u mundësohet personave përkatës…”.

GazetaBLIC në përgjigjen e saj dërguar KMShK-së vërteton se ka kontaktuar qytetarin të cilit nuk i është ndrequr lavatriçja nga kompania Neptun. GazetaBLIC ka kontaktuar edhe menaxheren e Neptunit, Kaltrina Hoxhën, përgjigja e së cilës është botuar në artikull, me çka përgënjeshtrohet qëndrimi i Neptunit se kinse askush nga kjo kompani nuk është kontaktuar paraprakisht nga GazetaBLIC.

GazetaBLIC ka botuar edhe përgjigjen pa i ndryshuar pohimet kryesore për çka e ka obliguar Kodi i Mediave të Shkruara.

Anëtarët e Bordit të KMShK-së, pasi shqyrtuan ankesën dhe përgjigjen e GazetësBLIC konstatuan se në këtë rast nuk ka ndodhur shkelje e Kodit, pasi artikulli ka përfshirë prononcimin e të gjitha palëve. Gjithashtu, është botuar edhe reagimi i Neptunit me çka janë sqaruar pakënaqësitë, dhe është përmbushur kërkesa që del nga Kodi i Mediave të Shkruara.

Andaj, ankesa nuk miratohet.

Për këtë ankesë votuan 18 anëtarë. Nuk kishte asnjë votë kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës