7 June 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Index Kosova kundër portalit të Rrokum TV

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 maj 2017, shqyrtoi ankesën e Index Kosova kundër portalit të Rrokum TV lidhur me artikullin “Skandaloze: Sondazhi i Index Kosova’s bani të mundun abuzimin me miliona euro” datë 10.02.2017, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesën e Index Kosova SHPK kundër portalit të Rrokum TV gjenden vetëm akuza të përgjithësuara, por pa dhënë fakte në mënyrë që KMShK të bindet se Rrokum TV e ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara.

Për këtë arsye kjo ankesë që ka filluar të shqyrtohet në mbledhjen e muajit të kaluar të mbajtur më 25 prill 2017, dhe ku u vendos që Sekretaria të kërkojë nga përfaqësuesit juridik të Index Kosova të dërgojë fakte konkrete me të cilat do t’i përgënjeshtronin thëniet e portalit të Rrokum TV lidhur me sondazhet e Index Kosova, në KMShK nuk ka arritur asnjë përgjigje nga Sejdiu & Qerkini, shoqëri e avokatëve, deri në fillimin e mbledhjes së KMShK-së më 31 maj 2017.

Andaj të gjithë anëtarët e pranishëm votuan që ankesa të mos miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës