7 June 2016

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hamit Nurës kundër portalit Lajmi.net

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 31 maj 2016, shqyrtoi ankesën e Hamit Nurës kundër portalit Lajmi.net, i cili më 21 prill 2016 botoi lajmin me titull “Shtyhet gjykimi i policëve për marrje ryshfeti”, ku u botuan emrat e plotë e të dy policëve të akuzuar për mitmarrje dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet “se mediumi në fjalë ka shkelur privatësinë duke e dëmtuar imazhin tim në një proces gjyqësor i cili nuk ka marrë ende formën e prerë të aktgjykimit. Shkrimi është dashur të botojë vetëm inicialet. Gjithashtu, portali Lajmi.net ka plasuar shkeljen pa marrë asnjë prononcim nga unë dhe kolegu im. Me këtë rast, mediumi në fjalë ka bërë shkeljen e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Kreu IV, pika 3, dhe Kreu V, pika 1 dhe 2”.

KMShK gjeti se ky gjykim mbahet i hapur për publikun konform dispozitave te ligjeve ne fuqi dhe se zbardhja e identitetit të plotë të ankuesit në këtë proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon fajësinë e tij.

Gjithashtu, KMShK erdhi në përfundim se në kohën kur aktgjyimi për këtë rast të bëhet i plotfuqishëm, mediat e përmendura të cilat kanë shkruar për këtë rast janë të detyruara ta botojnë edhe verdiktin.

Nga ana tjetër, çështja gjendet në procedurë të hapur gjyqësore dhe se të akuzuarit e kanë mundësinë të prononcohen për akuzën, kështu që gjykata është ajo e cila vepron për ta sqaruar rastin, e jo mediat.

Të gjithë anëtarët e pranishëm (14) votuan që kjo ankesë të mos miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës