21 April 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Me vulën e Thaçit, Devolli zaptoi, zhvati dhe shkatërroi ekonominë” botuar më 29 dhjetor 2016, dhe nxorri këtë

O P I N I O N

Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ankuesi pretendon se gazeta Kosova Sot ka bërë shkelje të të Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesën dhe artikullin konstatoi se artikulli nuk është mbështetur gjithnjë në burime të identifikueshme dhe se gazeta ka etiketuar persona si fajtorë ndërsa për ta ende nuk është lëshuar ndonjë vendim nga gjykatat e Kosovës.

Gjithashtu, gazeta nuk ka marrë prononcimin e palës tjetër gjatë shkrimit të këtij artikulli.

Andaj, KMShK vendosi se është shkelur Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur)të Kodit të Mediave të Shkruara.
Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës