21 April 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Kuvendi i gjunjëzuar përballë arbitrazheve të orkestruara” botuar më 4 janar 2017, dhe nxorri këtë

O P I N I O N

Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Në ankesë pretendohet se është shkelur Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur), pika 3.

KMShK, pasi shqyrtoi artikullin, konstatoi se gazeta ka marrë prononicmet e shumë personave që kanë të bëjnë me ekonominë, por jo edhe dikë nga Devolli, kompania e të cilëve përmendet në artikull si aktorë në tregun e telekomunikimit.

KMShK ka kërkuar nga Kosova Sot që të dëshmojë se ka kërkuar edhe prononcimin e ankuesit gjatë sajimit të artikullit, por përgjigja nuk ka arritur.

Andaj, KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu IV (e drejta për t’u përgjigjur), pika 3, e cila thotë: “gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kundërthënëse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë të gjitha palët e përfshira”

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës