21 April 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi opinionin e botuar në gazetën Kosova Sot me titull “Banda serbe Devolli ia mbyll gojën Vetëvendosjes” botuar më 4 janar 2017, dhe nxorri këtë

O P I N I O N

Ankesa miratohet pjesërisht

A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se “Devollët quhen bandë serbe dhe pobratim me gjakun e Drazha Mihajlloviqit”.

KMShK konstatoi se shkrimi është një opinion i autorit. Edhe në ballinën e shkrimit qëndron mbititulli “opinion”.

Sipas Kodit të Mediave të Shkruara ekziston një liri më e madhe e shprehjes për opinionin në krahasim me lajmin, por përkundër kësaj edhe opinioni duhet të mbështet vetëm në fakte.

Për më tepër, opinioni sipas Kodit të Mediave të Shkruara, duhet të respektojë vlerat themelore të cilat i mbron ky Kod etik.

Në këtë mënyrë është shkelur kreu III (nxitja dhe gjuha e urrejtjes).

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës