21 April 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Mafio-Devollët sulmojnë konkurencën me shoqata fantome” botuar më 29 dhjetor 2016, dhe nxorri këtë

O P I N I O N

Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ankuesi pretendon se në këtë shkrim është shkelur Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur), pika 3.

KMShK, pasi shqyrtoi artikullin, konstatoi se gazeta Kosova Sot i ka botuar pikëpamjet e shumë personave të lidhur me ekonominë dhe konkurencën. Por në artikull mungon prononcimi i palës tjetër, në rastin konktret i përfaqësuesit të Devolli Group, i cili do të duhej të përgjigjej në pjesët ku përmendet kompania e tyre.

Në këtë mënyrë shkrimi do të ishte më i plotë, më i balansuar, dhe më afër së vërtetës.

KMShK ka kërkuar nga gazeta Kosova Sot se ajo ka kërkuar prononcimin edhe nga pala tjetër por përgjigja nuk ka arrituar as pas një muaji.

Andaj, KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur), pika 3, e cila thotë: “gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kundërthënëse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë të gjitha palët e përfshira”.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës