21 April 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Nga izolimi në izolim”, botuar më 30, 31 dhjetor 2016, dhe nxorri këtë

O P I N I O N

Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ankuesi pretendon se gazeta Kosova Sot ka bërë shkelje të Kreut IV(E drejta për t’u përgjigjur), pika 3.

KMShK, pasi analizoi artikullin dhe shqyrtoi ankesën, konstatoi se gazeta Kosova Sot nuk e ka botuar prononcimin e ankuesit për çështjet që i trajton në artikull dhe ku përmendet ankuesi.

KMShK i ka dërguar një kërkesë Kosovës Sot që të dëshmojë se ajo ka kërkuar këtë prononcim nga ankuesi, por nga gazeta nuk ka ardhur asnjë përgjigje, as pas një muaj pritjesh.

Andaj, KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu IV, pika 3, e cila thotë: “gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kundërthënëse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë të gjitha palët e përfshira”.
Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës