13 February 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Corporation kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Corporation kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Terminali i ri doganor thyen monopolin e Devollit”, botuar më 8 dhjetor 2016, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

 A R S Y E T I M I

 

KMShK konstatoi se në këtë artikull botohen konstatime si “gërryerje të qytetarëve”, “zhvatje të qyetarëve”, si dhe “keqpërdorim të sistemin doganor”, por mungojnë provat të cilat do t’i mbështetnin këto akuza, sepse gazeta nuk ka marr mundin që të mbështesë me fakte këto konstatime.

KMShK, gjithashtu konstatoi se është dashur që për 8 terminalet e Devollëve të jepen fakte se si janë marr ato, në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Të gjitha këto konstatime, gazeta Kosova Sot është dashur t’i mbështesë me fakte relevante. Gjithashtu, KMShK konstatoi se edhe në këtë artikull mungon prononcimi i palës tjetër, si dhe të palës zyrtare, e cila është e obliguar që të sqarojë të vërtetën rreth shumë akuzave dhe pikëpytjeve që shtrohen rreth terminaleve në fjalë.

Andaj, KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës), dhe Kreu IV (E drejta për t’u përjgigjur) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Të gjithë anëtarët e pranishëm votuan për këtë vendim (20).

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës