12 April 2016

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Arlinda Kavazi Xhelilit kundër portalit Infokusi

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 29 mars 2016, shqyrtoi ankesën e Arlinda Kavazi Xhelilit kundër portalit Infokusi në lidhje me artikullin “Jahjaga si gjimnaziste, ditarin plot njësha”, botuar më 12 janar 2016, dhe nxori këtë

 

 

O P I N I O N

 

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Ankuesja pretendon se faktet në artikull zbulojnë, respektivisht cënojnë privatësinë e një qytetari të zakonshëm.

Siç dihet, në faksimilin e notave nga ditari shkollor pranë emrit të presidents Jahjagës shihet edhe emri dhe notat e ankueses.

E drejta pozitive i garanton secilit qytetar mbrojtjen e të dhënave profesionale.

Teksti në fjalë nuk ka pasur cak apo qëllim ankuesen, por Infokusi nuk ka treguar kujdes në momentin e publikimit që të largohen emrat e nxënësve të tjerë.

Anëtarët e KMShK-së u pajtuan se në momentin e publikimit të këtij lajmi është bërë shkelje, por gjithashtu ekziston bindja se kjo shkelje është bërë pa dashje dhe pa qëllim, por mungoi kujdesi që të mënjanoheshin emrat e nxënësve tjerë.

Sipas shpjegimeve të portalit Infokusi, ata kanë ndërmarrë hapa për ta hequr emrin dhe notat e anukeses. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe nga mediat tjera të cilat e kishin huazuar këtë lajm që ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të zbusin dëmin e krijuar pa ndonjë qëllim të keq.

Andaj, gjatë votimit, 8 anëtarë votuan se në këtë rast nuk kishte shkelje të Kodit të Mediave të shkruara të Kosovës, 3 anëtarë votuan se kishte shkelje, ndërsa 4 anëtarë abstenuan.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën në ankesë për kompenzimin e dëmit të shkaktuar, KMShK nuk ka mandat të shqyrtojë dhe të vendosë për këtë çështje.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës