6 December 2010

Njoftim për media, takimi në Prizren

Foto

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe në bashkëpunim me shoqatën lokale të Gazetarëve në Prizren më 30 nëntor 2010, organizoi tryezë diskutimi me gazetarët e mediave të shkruara përkatësisht korrespondentët e Prizrenit, me titull: ” Etika gazetareske dhe e vërteta” .

Ky ishte workshopi i tretë me korrespondentët rajonalë për promovimin e Kodit të Etikës, pas takimeve të ngjashme që u mbajtën në Gjilan dhe Mitrovicë.

Workshopi u hap nga drejtori Ekzekutiv i KMSHK, z. Nehat Islami i cili së pari i informoi pjesëmarrësit për qëllimin e takimit për të vazhduar duke folur për rëndësinë e respektimit të kodit të etikës nga gazetarët dhe mediat e shkruara. Gjithashtu, z. Islami, informoi gazetarët vendas në lidhje me broshurën të cilën KMSHK-ja në bashkëpunim me OSBE ka botuar më parë këtë vit, që përmban shumicën e rasteve të trajtuara gjatë këtyre 5 viteve të ekzistencës së KMSHK.

Për më tepër, pjesëmarrësit morën edhe një kopje të Kodit të Etikës që z. Islami iu referua si “libri i shenjët i gazetarëve”.
Në të njëjtën notë, vazhdoi ligjëruesi kryesor, z. Behxhet Haliti zëvendëskryeredaktor i të përditshmes Zëri, i cili tha se “Kodi i Etikës është mjet në duart e gazetarëve nëse ata duan të mbeten të lirë, dhe të janë gazetarë profesionistë e të paanshëm”.

Në debatin që pasoi, gazetarë nga Prizreni dhe Suharekës, folën për problemet e tyre dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre të përditshme.

Në fund të këtij debati shumë të hapur dhe miqësor, të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se punëtori të ngjashme duhet të ndodhi në të ardhmen shumë më tepër, sepse përveç përmbushjes së agjendës kryesore të takimeve, shkëmbimi i përvojës dhe debati duke folur për rastet t veçanta, është ndihmë e madhe për gazetarët që përpiqen të raportojnë në mënyrë profesionale dhe në respektim të Kodit të Etikës.