21 July 2017

Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi –II

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës do të zbatojë projektin “Ndërtimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi”, për të dytin vit me radhë. Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga UNESCO dhe partnerët e tij.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë këshillët e mediave në rajon dhe kështu të fuqizojë etikën në media dhe vetërregullimin e mediave.

Falë mbështetjes së ofruar përmes këtij projekti në vitin 2016, Këshilli i Mediave të Shkruara ka përditësuar uebfaqen. Gjithashtu, ka organizuar trajnim për stafin që të përmirësojë trajtimin e ankesave, konferencë për financimin e Këshillit, dhe ka organizuar një vizitë studimore në Këshillin e Mediave të Shkruara në Serbi.

Për vitin e dytë të zbatimit të projektit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës planifikon të shqyrtojë Statutin e tij, me qëllim që të krijojë një Komision për Shqyrtimin e Ankesave, i cili do të përbëhej nga disa anëtarë të Këshillit.

Për të përmisuar transparencën për punën e tij, Këshilli i Mediave gjithashtu parasheh përditësimin e uebfaqes me një databazë të të gjithë anëtarëve duke përfshirë edhe mediat online. Kjo do të përfshijë edhe përpunimin e një databaze të shfeltueshme të ankesave me të gjitha elementet e saj (ankesa, procedura dhe vendimi i Komisionit për Ankesa), procesverbalin e secilës seancë të Komisionit për Ankesa, por edhe udhëzimet për dërgimin e ankesës, Kodin e Mediave të Shkruara, Rregullat e procedurës për Komisionin për Ankesa, raportet.

Krejt në fund, Këshilli i Mediave të Shkruara do të organizojë një konferencë një ditore në mars të vitit 2018 për të festuar më shumë se një dekadë të vetërregullimit në Kosovë. Kjo ngjarje do të përdoret për të organizuar një kampanjë sensibilizuese për arritjet më të mëdha të Këshillit të Mediave të Shkruara në dekadën e fundit.
Nëse jeni të interesuar për të ditur më shumë rreth projektit, shikoni uebfaqen tonë të projektit: http://en.unesco.org/trust-in-media-see
Ose na ndjekni në #TrustInMediaSEE