4 March 2015

KUMTESË PËR MEDIA

Reagim ndaj panove fyese
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës shpreh shqetësim të thellë për shkak të keqpërdorimit të lirisë së shprehjes me rastin e shpalosjes së disa panove me përmbajtje fyese ndaj gazetarëve Berat Buzhala dhe Margarita Kadriu, pa marrë parasysh se kush është autori i vërtetë i tyre.
KMShK edhe njëherë këmbëngul se vetëm shkrimet e mbështetura në fakte janë forma më e mirë e nxjerrjes në shesh të së vërtetës e jo mënyrat e pahijshme dhe fyese, siç ndodhi këto ditë në disa qytete të Kosovës me panot e përmendura.