16 December 2011

KUMTESË PËR MEDIA

Bordit i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Draft udhëzuesi i etikes së Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, që u shqyrtua sot, mblodhi në një diskutim të hapur anëtarët e bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përfaqësues të AGPK-së, të misionit së OSBE-së në Kosovë si dhe personalitete tjera relevante në fushën e mediave të shkruara të Kosovës të cilën e organizoi ky Këshill, u mbështet nga organizata SOROS.

Bordit i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës ka nevojë për një udhëzues, i cili përveç bartjes së përvojës dhe kritereve të Këshillave Evropiane të Mediave të Shkruara ka nevojë të nxjerr një dokument edhe me pjesë nga përvoja e veprimtarisë së tij në lëmin e etikës ku do të përfshihet edhe përvoja gjashtë vjeçare e këtij këshilli gjatë shqyrtimit të ankesave që atij i arrin.

Xhemail Rexhepi, kryetar i bordit të KMSHK-së, në fjalën e tij tha se ky draft udhëzues është i rëndësishëm për të shpjeguar më në hollësi si për redaksitë e mediave të shkruara por edhe qytetarët dhe të interesuarit e tjerë se çka konsiderohet privatësi, çka nënkupton e drejta për përgjigje, reagim dhe korrigjim, besueshmëria, mbrojtja e fëmijëve në media e gjer te on line gazetaria dhe qëndrimi ndaj disa komenteve të lexuesve.

Ndërkaq, Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore” dhe anëtar i bordit të KMSHK, udhëhoqi debatin e frytshëm me të pranishmit duke nxjerrë propozime konkrete për plotësimin e këtij draft udhëzuesi, i cili do të marrë formën finale në njërën nga mbledhjet e ardhshme bordit të KMSHK.

Kjo tryezë diskutimi nxori në pah shumë propozime të dobishme që ky draft-dokument të ketë një nivel të mirë këshillëdhënës për KMSHK-në dhe redaksitë e mediave të shkruara të Kosovës lidhur me shkeljet e Kodit të Mediave të Shkruara.