28 March 2017

KMShK rizgjedh kryetarin dhe nënkryetaren edhe për një mandat dyvjeçar

KMShK, në mbledhjen e tij të sotme, pasi shqyrtoi ankesën e Arber Pecit kundër GazetësFjala në lidhje me shkrimin “Dallaveret me “kullën” e Agim Bahtirit”, konstatoi se nuk është bërë shkelje e Kodit të Mediave të Shkruara. GazetaFjala ka kërkuar prononcimin e palës tjetër por nuk e ka marrë, ndërsa ka botuar reagimin e plotë të ankuesit, si dhe është mbështetur në disa dokumente zyrtare mbi të cilat mbështet shkrimin e vet, përfshirë edhe prononcimin e AKK-së lidhur me këtë çështje.

Nuk është miratuar as ankesa e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë kundër Gazetës Online Insajderi në lidhje me shkrimin “Universiteti “Haxhi Zeka” merr vendim skandaloz për angazhimin e stafit akademik”. KMShK konstatoi se gazeta online Insajderi i ka botuar prononcimet dhe përgjigjet e ankuesit, kështu që cështja është sqaruar lidhur me vendimin e senatit që godet kandidatët që ishin ankuar se nuk ishin zgjedhur në stafin akademik.

KMShK vendosi edhe për disa ankesa nga Devolli Group dhe Shklëqim Devolli kundër gazetës Kosova Sot të cilat u miratuan në dy pika të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës , Kreu II (raportimi i së vërtetës) dhe Kreu IV(e drejta për t’u përgjigjur)

Sot KMShK rizgjodhi Imer Mushkolajn kryetar të KMShK-së, dhe Anamari Repic në postin e nënkryetares të bordit së KMShK-së edhe për një mandat dyvjeçar.