24 December 2013

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 17 dhjetor 2013, pasi shqyrtoi ankesën e z. Hysri Selimi nga Bresalci kundër gazetës ”Zëri” lidhur me artikullin m

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 17 dhjetor 2013, pasi shqyrtoi ankesën e z. Hysri Selimi nga Bresalci kundër gazetës ”Koha Ditore” lidhur me artikullin me titull: “Policia kërkon adresën e kërcënuesit” të publikuar më 13 nëntor 2013, mori këtë:

V E N D I M

– Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Z. Hysri Selimi nga Bresalci i është ankuar KMSHK-së kundër gazetës ”Koha Ditore” lidhur me artikullin me titull: “Policia kërkon adresën e kërcënuesit” të publikuar më 13 nëntor 2013.
Ankuesi pretendon se gazeta “Koha Ditore” e ka devijuar intervistën në fjalë duke i shtuar fjalë dhe shprehje të caktuara të cilat në fakt, siç pretendon ankuesi, ai nuk i ka përdorur. Kështu, ankuesi pretendon se kjo gazetë nuk i është përmbajtur tekstualisht asaj që ai ka thënë por ka botuar versionin i cili i ka konvenuar gazetës.
Bordi i KMSHK-së analizoi me kujdes ankesën dhe dëgjoi përfaqësuesin e gazetës “Koha Ditore” dhe gjeti se ankesa nuk miratohet. Nga deklaratat e përfaqësuesit të gazetës “Koha Ditore” vërtetohet se biseda me z. Hysri Selimi është incizuar në tërësi dhe atë incizim e posedon redaksia. Ky shkrim është i bazuar në materialin e incizuar ndërsa titulli është nxjerrë nga konteksti i bisedës të zhvilluar në redaksinë e gazetës “Koha Ditore”. Gazeta ka shprehur gatishmërinë që të botojë reagimet sqaruese të ankuesit.
Bazuar në atë që u tha më lartë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.