{"id":17114,"date":"2025-09-18T10:08:43","date_gmt":"2025-09-18T10:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114"},"modified":"2026-06-25T11:05:49","modified_gmt":"2026-06-25T11:05:49","slug":"mediat-etika-dhe-zgjedhjet-me-integritet","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114","title":{"rendered":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me integritetin e informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt. Dhe ky informacion kalon, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mediave.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Imer Mushkolaj<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do proces zgjedhor mediat luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar. Jo vet\u00ebm si kanale p\u00ebr transmetimin e informacioneve apo p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e q\u00ebndrimeve t\u00eb subjekteve politike, por edhe si aktor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb krijimin e opinionit publik. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, zgjedhjet e lira e t\u00eb ndershme nuk mund t\u00eb konceptohen pa media profesionale, t\u00eb pavarura dhe t\u00eb orientuara drejt interesit publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, raportimi etik b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb standard profesional \u2013 b\u00ebhet nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb legjitimitetin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb \u00e7do fushate ngrihen dilemat: a do t\u00eb arrijn\u00eb mediat t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb presionet politike, interesat financiare, tendencat propagandistike dhe etiketimet e vazhdueshme q\u00eb vijn\u00eb nga aktor\u00ebt politik\u00eb? K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs (KMShK) ka publikuar s\u00eb fundi udh\u00ebzuesin p\u00ebr raportim etik zgjedhor, duke rikujtuar se misioni i gazetarit nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn pal\u00eb, por t\u00eb mbroj\u00eb qytetarin duke i ofruar informacion t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb balancuar dhe t\u00eb verifikuar. Ky udh\u00ebzues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb qart\u00eb profesionale dhe morale, n\u00eb koh\u00ebn kur garat elektorale shpesh e deformojn\u00eb natyr\u00ebn e gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, raportimi etik n\u00eb zgjedhje lidhet me tri parime themelore: barazin\u00eb e trajtimit t\u00eb subjekteve politike, transparenc\u00ebn e burimeve dhe verifikimin e fakteve. Nj\u00eb media q\u00eb e favorizon hapur nj\u00ebrin subjekt politik, q\u00eb publikon lajme pa burime t\u00eb sigurta ose q\u00eb bie pre e \u201cfake news\u201d jo vet\u00ebm q\u00eb d\u00ebmton reputacionin e vet, por edhe cenon integritetin e gjith\u00eb procesit zgjedhor. N\u00eb nj\u00eb vend si Kosova, ku polarizimi politik \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb dhe tensionet shpesh shnd\u00ebrrohen n\u00eb gjuh\u00eb urrejtjeje, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e mediave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e konsoliduara demokratike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Roli i mediave nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb raportimin e fushat\u00ebs. Ato jan\u00eb gardiane t\u00eb llogaridh\u00ebnies. Nj\u00eb media q\u00eb i hap mikrofonin secilit kandidat, pa b\u00ebr\u00eb pyetje t\u00eb v\u00ebshtira, nuk \u00ebsht\u00eb duke kryer detyr\u00ebn e saj, por thjesht duke sh\u00ebrbyer si platform\u00eb marketingu. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb besueshme, mediat duhet t\u00eb ruajn\u00eb distanc\u00ebn kritike me politik\u00ebn dhe t\u00eb mos bien n\u00eb grack\u00ebn e spektaklit elektoral.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Udh\u00ebzuesi i KMShK-s\u00eb, ndon\u00ebse nuk ka forc\u00eb ligjore, ka nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe morale. Ai u kujton gazetar\u00ebve dhe redaktor\u00ebve se etika nuk \u00ebsht\u00eb luks, por mburoj\u00eb. Mburoj\u00eb nga akuzat, nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr manipulim dhe nga tentativat p\u00ebr diskreditim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00eb media q\u00eb e respekton etik\u00ebn i mbron jo vet\u00ebm qytetar\u00ebt, por edhe vetveten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por sa t\u00eb gatshme jan\u00eb mediat tona ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzues? Realiteti \u00ebsht\u00eb i ashp\u00ebr: shum\u00eb media p\u00ebrballen me presione financiare e politike, var\u00ebsi nga reklamat, pronar\u00eb me interesa politike dhe munges\u00eb burimesh njer\u00ebzore. N\u00eb k\u00ebto kushte, gazetar\u00ebt shpesh mbeten t\u00eb pambrojtur, t\u00eb ekspozuar ndaj tundimeve p\u00ebr t\u00eb anuar nga nj\u00eb subjekt apo p\u00ebr t\u00eb publikuar nj\u00eb lajm pa e verifikuar si\u00e7 duhet. Prandaj, p\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebzuesve etik\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje konkrete p\u00ebr median e pavarur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zgjedhjet nuk jan\u00eb vet\u00ebm akt i votimit. Ato jan\u00eb proces i gjat\u00eb informimi, debatimi dhe reflektimi. N\u00ebse ky proces nd\u00ebrtohet mbi lajme t\u00eb rreme, mbi sensacionaliz\u00ebm dhe mbi fushata t\u00eb orkestruara propagandistike, at\u00ebher\u00eb edhe rezultati i zgjedhjeve mbetet i kontestuesh\u00ebm. Integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me integritetin e informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt. Dhe ky informacion kalon, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mediave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira bie mbi institucionet &#8211; Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, policin\u00eb, gjykatat. Por pa media q\u00eb raportojn\u00eb me korrekt\u00ebsi, q\u00eb denoncojn\u00eb shkeljet dhe q\u00eb nuk frik\u00ebsohen nga pushteti, procesi zgjedhor mbetet i cunguar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim mediat jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e arkitektur\u00ebs demokratike, nj\u00ebsoj si subjektet politike dhe institucionet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb raportimi i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr opinionet e qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm. Shpesh mediat fokusohen vet\u00ebm te deklaratat e lider\u00ebve dhe tubimet, duke harruar q\u00eb zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, jo t\u00eb partive. Nj\u00eb gazetari e ndershme duhet t\u00eb jap\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr z\u00ebrat kritik\u00eb, p\u00ebr shqet\u00ebsimet sociale, p\u00ebr nevojat ekonomike dhe p\u00ebr problemet e komuniteteve. Vet\u00ebm k\u00ebshtu raportimi b\u00ebhet i plot\u00eb dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr votuesin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, sfida e mediave n\u00eb zgjedhje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pasqyrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh, por t\u00eb ndihmojn\u00eb qytetarin t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb ka realisht r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00ebse lajmet shnd\u00ebrrohen n\u00eb betej\u00eb titujsh t\u00eb bujsh\u00ebm, n\u00ebse analiza politike reduktohet n\u00eb gjuh\u00eb tifoz\u00ebsh dhe n\u00ebse gazetar\u00ebt b\u00ebhen pjes\u00eb e fushat\u00ebs, at\u00ebher\u00eb media humb misionin e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mediat me integritet i japin kuptim zgjedhjeve me integritet. Etika nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb rregullash abstrakte, por nj\u00eb kontrat\u00eb e heshtur mes gazetarit dhe publikut. Nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb thot\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb manipuloj, nuk do t\u00eb g\u00ebnjej, nuk do t\u00eb b\u00ebhem z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i askujt. Do t\u00eb mbroj t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb ditur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d. Vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb respektuar mund t\u00eb kemi zgjedhje q\u00eb reflektojn\u00eb realisht vullnetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-18440\" src=\"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/llogo-eu-300x63.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"63\" srcset=\"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/llogo-eu-300x63.jpeg 300w, http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/llogo-eu-1024x215.jpeg 1024w, http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/llogo-eu-768x161.jpeg 768w, http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/llogo-eu.jpeg 1100w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><em>(Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201c<span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/seenpm.org\/category\/our-media-news\/\">Media Jon\u00eb<\/a>\u201d<\/span>. Q\u00ebndrimet dhe opinionet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim i p\u00ebrkasin vet\u00ebm autorit dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet dhe opinionet e Bashkimit Evropian. Projekti rajonal \u201cMedia Jon\u00eb: Nism\u00eb p\u00ebr Avancimin e Edukimit Medial, Dialogut dhe Aktivizmit\u201d zbatohet me mb\u00ebshtetje financiare nga Bashkimi Evropian nga organizatat partnere: <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/seenpm.org\/\">SEENPM<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/institutemedia.org\/\">Instituti Shqiptar i Medias<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.media.ba\/bs\">Qendra Mediale n\u00eb Sarajev\u00eb<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/presscouncil-ks.org\/\">K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara i Kosov\u00ebs<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.mminstitute.org\/en\/\">Instituti Mediatik i Malit t\u00eb Zi<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/mim.org.mk\/en\/\">Instituti i Medias i Maqedonis\u00eb<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/novinarska-skola.org.rs\/srbija-opet-pala-na-listi-reportera-bez-granica\/?lang=en\">Shkolla e Gazetaris\u00eb Novi Sad<\/a>,\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.mirovni-institut.si\/en\/\">Instituti i Paqes<\/a>\u00a0dhe\u00a0<a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/bianet.org\/english\">Bianet<\/a>.<\/span>)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me integritetin e informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt. Dhe ky informacion kalon, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mediave. &nbsp; Imer Mushkolaj &nbsp; N\u00eb \u00e7do proces zgjedhor mediat luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar. Jo vet\u00ebm si kanale p\u00ebr transmetimin e informacioneve apo p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e q\u00ebndrimeve t\u00eb subjekteve politike, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":17115,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[92],"tags":[],"class_list":["post-17114","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news-sq"],"acf":{"video_title":"","video":false},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me integritetin e informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt. Dhe ky informacion kalon, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mediave. &nbsp; Imer Mushkolaj &nbsp; N\u00eb \u00e7do proces zgjedhor mediat luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar. Jo vet\u00ebm si kanale p\u00ebr transmetimin e informacioneve apo p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e q\u00ebndrimeve t\u00eb subjekteve politike, por [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/KMSHKosove\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-09-18T10:08:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-06-25T11:05:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1080\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"688\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114\"},\"author\":{\"name\":\"Editor\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/b79d30c61264caeb733239c16cc4d673\"},\"headline\":\"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \\\/ Shkrim nga Imer Mushkolaj\",\"datePublished\":\"2025-09-18T10:08:43+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-25T11:05:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114\"},\"wordCount\":1095,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/09\\\/Foto.jpg\",\"articleSection\":[\"Lajm\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114\",\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114\",\"name\":\"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \\\/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/09\\\/Foto.jpg\",\"datePublished\":\"2025-09-18T10:08:43+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-25T11:05:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/09\\\/Foto.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/09\\\/Foto.jpg\",\"width\":1080,\"height\":688},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?p=17114#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \\\/ Shkrim nga Imer Mushkolaj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#website\",\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/\",\"name\":\"https:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#organization\",\"name\":\"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs\",\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/06\\\/cropped-logo.png\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/06\\\/cropped-logo.png\",\"width\":268,\"height\":166,\"caption\":\"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/KMSHKosove\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/b79d30c61264caeb733239c16cc4d673\",\"name\":\"Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Editor\"},\"url\":\"http:\\\/\\\/presscouncil-ks.org\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale","og_description":"Integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me integritetin e informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt. Dhe ky informacion kalon, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mediave. &nbsp; Imer Mushkolaj &nbsp; N\u00eb \u00e7do proces zgjedhor mediat luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar. Jo vet\u00ebm si kanale p\u00ebr transmetimin e informacioneve apo p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e q\u00ebndrimeve t\u00eb subjekteve politike, por [&hellip;]","og_url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114","og_site_name":"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/KMSHKosove","article_published_time":"2025-09-18T10:08:43+00:00","article_modified_time":"2026-06-25T11:05:49+00:00","og_image":[{"width":1080,"height":688,"url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Editor","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#article","isPartOf":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114"},"author":{"name":"Editor","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#\/schema\/person\/b79d30c61264caeb733239c16cc4d673"},"headline":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj","datePublished":"2025-09-18T10:08:43+00:00","dateModified":"2026-06-25T11:05:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114"},"wordCount":1095,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#organization"},"image":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg","articleSection":["Lajm"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114","url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114","name":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj - K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs | P\u00ebr nj\u00eb gazetari etike dhe profesionale","isPartOf":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#primaryimage"},"image":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg","datePublished":"2025-09-18T10:08:43+00:00","dateModified":"2026-06-25T11:05:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#primaryimage","url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg","contentUrl":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Foto.jpg","width":1080,"height":688},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?p=17114#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/presscouncil-ks.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mediat, etika dhe zgjedhjet me integritet \/ Shkrim nga Imer Mushkolaj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#website","url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/","name":"https:\/\/presscouncil-ks.org\/","description":"","publisher":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#organization","name":"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs","url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/cropped-logo.png","contentUrl":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/cropped-logo.png","width":268,"height":166,"caption":"K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs"},"image":{"@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/KMSHKosove"]},{"@type":"Person","@id":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/#\/schema\/person\/b79d30c61264caeb733239c16cc4d673","name":"Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/9534865f39e7b3527010ee17196a76d054b16d731a6a5bfe2f92a071c6e9bf4e?s=96&d=mm&r=g","caption":"Editor"},"url":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17114"}],"version-history":[{"count":8,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18441,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17114\/revisions\/18441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17115"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/presscouncil-ks.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}