4 November 2006

Dr. Hasan Ahmeti

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës për ankesën e Dr. Hasan Ahmetit kundër gazetës “Express”

Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ka marrë me datën 20.10.2006 nga Dr. Hasan Ahmeti një ankesë kundër gazetës së përditshme “Express” lidhur me artikullin “Prof.dr.hajni” i botuar me 11 shtator 2006 në gazetën e lartpërmendur.
Bordi i Këshillit ka shqyrtuar artikullin e botuar si dhe shkresën me të gjitha dokumentet valide të palës ankuese, për vërtetësinë e të cilave nuk ka arsye të dyshohet.

Zyra e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës i është drejtuar me 10.11.2006 Sekretarit të Rektoratit të UP-së që të na japë shpjegime profesionale rreth çështjes kontestuese në artikull, e ajo është se sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës, nëse ka te drejte Z.Hasan Ahmeti të nënshkruhet në komunikim zyrtar me titullin “prof.dr”.
Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Destan Halimi, na është përgjigjur me shkrim më 16.11.2006 se doc.dr. Hasan Ahmeti është mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë dhe ligjëron lëndën mësimore-kirurgji. Këtë gradë shkencore ,,doc.dr.,, i përmenduri në komunikim zyrtar mund ta përdorë.
Pas diskutimit të gjerë lidhur me këtë rast, në mbledhjen e tij të 27 nëntorit 2006, KMSHK, konkludoi se për këtë Këshill ky rast konsiderohet i mbyllur pasi është vërtetuar se pala ankuese ende nuk gëzon të drejtën formale që të nënshkruhet në komunikimin zyrtar me “prof.dr” por me “doc.dr”.