Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Jeta Xharrës kundër gazetës “Infopress”

29 maj 2009

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të 28 prillit dhe 27 majit 2009, shqyrtoi ankesën e Jeta Xharrës, drejtoreshë e BIRN për Kosovë,  kundër gazetës “Infopress”, e cila më 11 prill 2009 ka botuar artikullin me titull: “Shpifjet për UÇK-në”, rreth të cilës KMSHK morri këtë 

VENDIM

- Miratohet ankesa 

ARSYETIM

Duke shqyrtuar ankesën e Jeta Xharrës, drejtoreshë e BIRN-it për Kosovë, kundër gazetës “Infopress” të datë 11 prill 2009, me titull “Shpifjet për UÇK-në”, bordi i KMSHK-së u pajtua se ky shkrim paraqet pikëpamjet e shumë personave lidhur me akuzat ende të paargumentuara të tre autoreve të artikullit në BIRN për gjoja ekzistimin e burgjeve të UÇK-së ku, në Kukës dhe më gjerë, sipas BIRN ka gjasa të jenë keqtrajtuar dhe vrarë civil të pafajshëm të të gjitha nacionaliteteve gjatë pranverës së vitit 1999. Në të nuk mund të konstatohen shkelje te Kodit tonë pasi është respektuar pika 3 e kapitullit 4 të këtij Kodi.

Shkelje të Kodit tonë mund të vërehen në faqen e parë dhe në “boxin” (anterfile) në faqen 3, me titull “Autorët e shpifjes”, në mesin e të cilëve përmendet edhe Jeta Xharra, e cila është ankuar.

Nga kopjet e raporteve të BIRN-it, të cilat i botoi edhe shtypi kosovar, është e dukshme se autorë të nënshkruar  të artikujve të publikuar në BIRN janë Altin Raxhimi dhe  Vladimir Karaj nga Shqipëria, si bashkautorë me gazetarin amerikan,  Michael Montgomery.

Meqë ankesa ka të bëjë me faqen e parë dhe me boxin e faqes 3, ku apostrofohet Jeta Xharra, KMSHK, sipas Statutit, Kodit të Mediave të Shkruara dhe Rregullave të Procedurës është marrë vetëm me të dhe ka konstatuar se kjo paraqet shkelje në raportim mbi të vërtetën, të Kreut II, pika 1 dhe 2.

Anëtarët janë pajtuar se gazeta “Infopress” gjithashtu ka shkelur Kreun IV pikë 3, ku thuhet: “Gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kontroverse, gazetat dhe periodiket do të përpiqen t`i dëgjojnë dhe t’i përfaqësojnë të gjitha palët në kontest. Nëse njëra palë brenda kontroverses refuzon të jetë në dispozicion për gazetarin, publikimi gjatë raportimit të vet do të duhej ta theksojë këtë refuzim”. Gazeta “Infopress” nuk ka kërkuar mendimin e Jeta Xharrës për konstatimet e botuara në faqen e parë dhe në box të faqes 3, andaj ajo as që ka pasur mundësi të refuzojë prononcimin e saj.

Anëtarët e Bordit theksuan se në shkrimet e BIRN-it ka shumë paqartësi dhe mungesë të burimeve të identifikueshme, por për këtë do të duhen kohë e mund për të zgjidhur të vërtetën edhe për shkeljet eventualisht individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së ose të ndokujt që është shitur si luftëtar dhe se nuk vihet në pyetje lufta e drejtë e UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga pushteti i Millosheviqit.

Bordi i KMSHK-së gjithashtu nuk ka prova të besueshme se Jeta Xharra ka “minimizuar krimet serbe në Kosovë”, pasi për një analizë të tillë gazeta “Infopress” do të duhej të sillte prova të besueshme.

Zyra e KMSHK-së ka ndërmjetësuar redaksinë “Infopress” për një intervistë me Jeta Xharrën, por ajo ka refuzuar, ndërkaq KMSHK, ka vazhduar me procedurën e tij të rregullt dhe mori vendimin si në dispozitiv.

KMSHK kërkon nga gazeta “Infopress” që këtë vendim ta botojë.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
Epoka e Re Gazeta Sport Koha Ditore Kosova Sot infosot Kosovapress Tribuna shqiptare Lajm Yeni Dönem Zëri Alem MM Kosovalive

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...