11 July 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Gent Rizvanolli kundër Gazetës Express

03 korrik 2017, Prishtinë,
Ref:21.04.2017\549-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 15 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Gent Rizvanolli kundër Gazeta Express lidhur me artikullin “Burri i asistentes së Shpend Ahmetit punon te Blerim Devolli”, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

 

A R S Y E T I M I

Në ankesën, ndër të tjera thuhet se artikulli ka keqinterpretuar informacionin lidhur me punësimin e tij.

Në artikull thuhet se burri i asistentes së Shpend Ahmetit, Gent Rizvanolli është punësuar në Z-Mobile, pronë e Blerim Devollit. Ai thotë se ka punuar që nga viti 2007 deri në vitin 2010 në Karrota, dhe pastaj ka kaluar në Ipko, dhe në Z-Mobile. “E vërteta është se unë në vitin 2007 jam punësuar në Ipko Telecommunications, çka nuk përmendet fare në artikull. Pra unë jam punësuar në Z-Mobile në 2010, disa vjet para se Shpend Ahmeti të ketë qenë madje kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës”.

KMShK, pasi shqyrtoi këtë ankesë, vendosi se Gazeta Express ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës), dhe se është dashur të kërkojë sqarime nga burimet kompetente dhe të pavaruara në mënyrë që t’i vërtetojë çëshjtet në artikull. Në këtë mënyrë lexuesi do ta kuptonte të vërtetën e plotë lidhur me punësimin e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, KMShK konstatoi se Gazeta Express është dashur të kërkojë edhe prononcimin e palës ankuese lidhur me çështjet kryesore të cilat paraqiten në këtë artikull.

Andaj, KMShK vendosi se është shkelur edhe Kreu IV i Kodit të Mediave të Shkruara (E drejta për t’u përgjigjur).

KMShK e mori këtë vendim unanimisht.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovë