12 May 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 prill 2017, shqyrtoi ankesën e Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Manovrat e Thaqit që në krye të Doganës të sjellë njeriun e Devollëve”, botuar më 20 shkurt 2017, dhe nxorri këtë

 O P I N I O N

  • Ankesa miratohet pjesërisht

A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se Lulzim Rafuna është njeri i oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli, të cilin Thaqi po mundohet ta bëjë drejtor të Doganës. Gjithashtu thuhet se Kosova Sot nuk ia ka dhënë mundësinë palës tjetër që të prononcohet lidhur me këtë.

KMShK duke shqyrtuar këtë ankesë konstatoi se gazeta Kosova Sot ka qenë e obliguar që të paraqesë të dhëna të besueshme mbi përpjektjet e Thaqit që ta bëjë drejtor dogane Lulzim Rafunën. Kjo do të sqaronte dilemat për vërtetësinë e kësaj përpjekje. Andaj, KMShK konstatoi se ëhstë shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës).

Nga ana tjetër, gazeta Kosova Sot nuk ia ka mundësuar edhe palës tjetër për t’u prononcuar lidhur me këto çështje që i ka hapur në këtë artikull, dhe kështu e ka shkelur Kreun IV (e drejta për t’u përgjigjur)

Ky opinion u nxorr unanimisht nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës